''Si të ndihesh më mirë (dhe të dukesh si një yll i vërtetë instagrami)'' -sipas Arushit Gido! 🧸✨
- genida
- May 12
- 2 min read
Updated: Aug 19
Hej ti që po lexon këtë artikull, po po ti! Nëse edhe ty të ka kapur stresi i verës që po afron, barku yt nuk lëviz vëndit dhe dëshira për ëmbëlsira s’të lë rehat — ulu pak se kam diçka për ty. Më saktë… Arushi Gido ka disa sekrete për të ndarë me ty!
E di që po mendon:“Ç’më duhet mua të dëgjoj një arush të bardhë për dieta?”
Por më beso, ky arush është më i mençur se shumë influencer-a bashkë! 😏

1️⃣ Hiq Sheqerin Nga Kafja… Dhe Bukën Nga Tavolina!
Po po, e di që tingëllon si tradhti kombëtare… por është për të mirën tënde!
Gido thotë: Është si të ndahesh nga dashuria e parë… por do të më falenderosh më vonë! ❤️

2️⃣ Bëhu Mik Me Perimet, Supën Dhe Mishin!
Janë shoqëri më besnike se disa njerëz që ke në Instagram. Dhe ajo që është më e rëndësishmja: nuk të lënë barkun të fryrë si tullumbace 🎈 dhe s'do lodhesh më pas filtrave në çdo selfie!

3️⃣ Kur Të Të Kapë Mërzia Për Ëmbëlsira…
Mos e humb toruan! Shko te frutat 🍎.Nuk janë bakllava, ama nuk të lënë me ndjesi faji dhe do kesh një bark të ngopur dhe të sheshtë!

4️⃣ Mbaje Veten!
Nuk do të jetë e lehtë, do të ketë sfida përditë. Sa herë të duash motivim, më përqafo mua. Bëj durim, se kur të shohësh barkun që të thotë lamtumirë… apo rrobat që fillojnë të të bien më bukur, do thuash:“Eh… kishte të drejtë ky Gido!”

5️⃣ Trupi Yt Të Do — Vetëm Ti S’e Ke Dëgjuar Deri Tani!
Kështu që… qesh shpesh, ushqehu mirë, bëj ndonjë shëtitje, përqafo një arush dhe mbaje mend: Për përqafime, këshilla që bëjnë diferencën dhe arushë që nuk të tradhtojnë kurrë… më gjeni tek Genida.shop! 🐻✨
Nëse ta bëri ditën më të mirë ky artikull, shko dhe shiko çfarë pellushësh të ëmbël kemi këtu!
Gido dhe shokët e tij ju presin! ❤️

Comments