top of page
  • Whatsapp
  • a.idedhuratash
  • Arusha.pellush
  • lodrafemijesh13
  • Facebook

Gjirafë 50 cm – Roja juaj i ri i dhomës!

Po kërkon dikë që nuk flet kurrë, nuk të merr rrobat borxh dhe mbi të gjitha... nuk ta gjykon rrëmujën e dhomës? Kjo xhirafë 50 cm është perfekte për ty!

Veçori: E rehatuar maksimalisht (rri gjithë ditën shtrirë si në foto).

Superfuqia: Ka qafën mjaftueshëm të gjatë për të parë nëse po të vjen mami/babi në dhomë.

Mirëmbajtja: Zero lekë! Nuk ha pemë, nuk pi ujë, vetëm do përkëdhelje.

Përdorimi: Si jastëk, si dëgjues i mirë për rregullat e tua të jetës, ose thjesht për t'i bërë xhelozë shokët në Instagram.

Nxitoni para se të vendosë të ecë vetë!

🐶 Pastor Gjerman 90cm & 60cm – Roja më i qetë në botë!

Po kërkon një qen që:

🚫 Nuk lepihet, nuk ha këpucë dhe nuk bën rrëmujë?

🦴 Nuk ka nevojë për ushqim (zero shpenzime te veterineri)?

🤫 Nuk leh kurrë, por i tremb hajdutët vetëm me madhësinë e tij (plot 90 cm dinjitet)?

Ky qenush gjigant prej pellushi është gati për të ofruar shërbimin e tij, të rrijë kot gjithë ditën! Është ekspert për përqafime në divan dhe nuk ankohet kurrë nëse nuk e nxjerr xhiro nga shiu.

Veçori: Me pellush super të butë dhe i stërvitur maksimalisht (rri urtë gjithë ditën).

Nxitoni para se të ndërrojë mendje dhe të zërë divanin përgjithmonë!

Gjirafe 50 cm

SKU: ARU01050
ALL 1,000Price
Quantity
    bottom of page