top of page
  • Whatsapp
  • a.idedhuratash
  • Arusha.pellush
  • lodrafemijesh13
  • Facebook

Monopat "Fast & Furious" për arusha që duan pak adrenalinë! 🏎️💨

A po rri arushi yt gjithë ditën shtrirë në krevat duke mos bërë asgjë? Ka ardhur koha të digjet ndonjë kalori!

Ky monopat nuk është thjesht plastike me xixa, është një biletë VIP për në pistën e modës së lodrave. Ka rrota me ngjyra të ndryshme (sepse uniformiteti është i mërzitshëm) dhe drita imagjinare kur marrin kthesat.

Pse ju duhet urgjentisht:

Mekanizëm "Magjik": Hapet dhe mbyllet që të përshtatet si për një arush barkderr, ashtu edhe edhe për një lepurush elegant.

Stil rruge: Xixa të pastra që shkëlqejnë më shumë se e ardhmja ime.

Siguria: Maksimalisht 0.5 km/h – nuk ka nevojë për patentë apo gjoba nga policia e dhomës.

Shënim: Arushi nuk përfshihet në çmim, ai ka kontratë ekskluzive si model. 🐻✨

Monopat 14 cm

SKU: **50249
ALL 100Price
Quantity
    bottom of page