top of page
  • Whatsapp
  • a.idedhuratash
  • Arusha.pellush
  • lodrafemijesh13
  • Facebook

Ky është Dotty, qenushi dalmat që ka parë më shumë ditë pushimi sesa një deputet. 🐶✨

Me një gjatësi prej 24 cm (madhësia perfekte për ta mbajtur me vete pa pasur nevojë për pasaportë), ky qenush është profesionist i vërtetë në fushën e tij: nuk leh, nuk kërkon ushqim, nuk të ha këpucët dhe mbi të gjitha... është i trajnuar plotësisht për të qëndruar shtrirë 24/7! 🛋️💤

Pse duhet ta blini?

Vecori: Maksimumi i rehatisë, zero stres.

Super-fuqia: Antistres i garantuar pas një dite të gjatë pune.

Mirëmbajtja: Kushton më pak se një kafe, sepse ushqehet vetëm me dashuri.

Ideal për t'u bërë shoku juaj i ri i dhomës ose për një dhuratë që thotë: "Të dua, por e di që nuk ke kohë të rrisësh një qen të vërtetë." 🛒📦

Qenush 24 cm

SKU: **50182
ALL 100Price
Quantity
    bottom of page