Weiss Beanie TY
A ndiheni vetëm? A ju duhet dikush që ju shikon me adhurim ose me gjykim të heshtur 24 orë në ditë pa pulitur sytë? Prezantohuni me Weiss, tigrin e bardhë të koleksionit Ty Beanie Boo, i cili ka parë gjëra që një pellush nuk duhet t'i shohë kurrë.
Pse duhet ta blini patjetër?
Sytë e tij të mëdhenj blu me xixa nuk janë thjesht për bukuri. Ata janë dizajnuar për t'ju kujtuar që keni harruar pa larë enët e darkës.
Vjen me kufje leshi blu të integruara sepse Weiss nuk ka kohë për thashethemet tuaja. Ai dëgjon vetëm podkaste për rritje personale.
Është vetëm 10 cm i gjatë. Zë shumë pak hapësirë në dhomë, por zë 100% të hapësirës në zemrën tuaj ose të paktën do të dekorojë kroskotin e makinës.
Gjendja e tij është shumë e mirë. Nuk ha shumë, nuk bën zhurmë dhe premton të mos jua tregojë sekretet tuaja askujt.
Nxitoni para se të ndërrojë mendje dhe të arratiset përsëri në ndonjë Happy Meal! 🐯✈️
top of page
SKU: **50132
ALL 100Price
bottom of page
