Roja yt i ri i xhepit (Vetëm 9 cm rrezik!)
Po kërkon një tigër për shtëpinë por ke frikë se të ha muret dhe divanin? Kemi zgjidhjen ideale! Ky mini-tigër 9 centimetra ka të gjithë egërsinë e një bishë xhungle, por të paketuar në trupin e një pellushi të butë.
Pse duhet ta bësh tëndin SOT?
Sy hipnotizues: Ka dy sy të mëdhenj jeshil me xixa që të shohin direkt në shpirt. Ideale për t'i bërë presion psikologjik shefit ose prindërve kur kërkon rritje rroge/paje.
Ekonomik në maksimum: Nuk ha mish, nuk dëmton mobiljet dhe nuk ka nevojë për vaksina. Konsumon vetëm dashuri (dhe pak pluhur nëse e harron mbi sirtar).
Madhësia perfekte: Me 9 cm lartësi, nxë vend kudo – në çantë, mbi kroskotin e makinës si hajmali kundër gjobave, ose mbi tavolinën e punës për të trembur kolegët thashethemexhinj.
Veshët me dizajnit "Neon": Ata veshë jeshilë të ndezur garantojnë që nuk do ta humbësh kurrë, edhe nëse dhoma jote duket sikur ka rënë bombë.
⚠️ Kujdes: Sasia është super e limituar. Kush shkruan i pari në DM, merr bishën në shtëpi.
Nuk pranohen ndërrime me telefona të thyer apo me premtime boshe. Nxitoni para se të vendosë të rritet! 📩
top of page
SKU: **50065
ALL 100Price
bottom of page
