
Të jesh krijues!
- genida
- Dec 6, 2025
- 1 min read
Unë mendoj që ka dy lloj njerëzish: krijuesit dhe zbatuesit. Më e lehtë dhe më e natyrshme është të zbatosh modele të gatshme, të jesh pjesë e një sistemi të ngritur.
Rruga është e njohur, mjafton të përshtatesh dhe në bazë të aftësive të ecësh para e të bëhesh me i miri në zbatimin e atij modeli, rruge, profesioni etj. Mirëpo kjo nuk funksionon për të gjithë.
Ka nga ata që enden nëpër sisteme të tilla dhe ju duket sikur enden kot. Humbasin kohën duke vrare mendjen pse nuk përshtaten dot edhe pse mundohen të zbatojnë në mënyrë perfekte atë që duhet.
Përgjigja është e thjeshtë: ai sistem nuk të përket. Duhet të krijosh sistemin tënd dhe duhet ta krijosh nga hiçi.
Në fillim asnjë nuk të kupton.
Do të gjykojnë, do mundohen të të tërheqin sërish atje ku ishe.
Ki besim tek intuita jote.
Vazhdo ndërto nga pak çdo ditë.
Kur të tjerët të shikojnë kështjellën që ke ngritur,
ti do të jesh duke planifikuar kështjella të tjera.







Comments