top of page
  • Whatsapp
  • a.idedhuratash
  • Arusha.pellush
  • lodrafemijesh13
  • Facebook

''Prerja e thonjve tek bebet: Si, kur dhe sa shpesh duhen prerë?''

  • A.
  • Mar 11, 2024
  • 2 min read

Updated: Aug 19

Thonjtë e bebeve janë shumë të butë krahasuar me thonjtë e të rriturve, por rriten shumë shpejt dhe mund të bëhen shkak që bebi të dëmtojë veten. Për këtë arsye duhen prerë. Ka pafund raste kur padashje gjatë procesit të prerjes së thonjve dëmtohen gishtat e bebit. Kjo e bën akoma më të vështirë këtë proces për prindërit, sidomos ata që bëhen prindër për herë të parë . Nga një proces i thjeshtë, mund të kthehet në një makth.


Prerja e thonjve tek bebet
Prerja e thonjve tek bebet

Sa shpesh duhen prerë thonjtë ?

Thonjtë e gishtave të dorës rekomandohet të priten një deri në dy herë në javë, ndërsa të këmbëve dy ose tre herë në muaj. Megjithatë kjo nuk është dicka e prerë, sepse kurdo që të ndjeni që thonjtë e bebit janë rritur, është momenti i duhur për ti prerë.


Prerja e thonjve tek bebet, e lehtë apo e vështirë
Prerja e thonjve tek bebet, e lehtë apo e vështirë

Kur është momenti më i mirë për ti prerë thonjtë?

Për ta bërë sa më të lehtë prerjen e thonjve dhe që fëmija mos të krijojë frikë, sugjerohet që të priten menjëherë pas dushit, sepse thoi është më i butë dhe është më e lehtë për ta prerë. Megjithatë, pjesa më e rëndësishme është zgjedhja me kujdes e prerëses ose e gërshërëve.


Prerja e thonjve pas dushit
Prerja e thonjve pas dushit

1. GËRSHËRË ME MAJA TË RUMBULLAKTA NË MËNYRË QË MOS TË DËMTOJNË GISHTAT E TË VOGLIT TUAJ.
Gërshërë me maja të rrumbullakta për bebe
Gërshërë me maja të rrumbullakta

2. PRERËSE THONJSH ME DEPOZITË PËR THONJTË E PRERË, E LEHTË DHE E SIGURT NË PËRDORIM.
Prerëse thonjsh me depozitë për bebe
Prerëse thonjsh me depozitë

3. PJESËT E TEPËRTA TË THOIT MUND TË RRUMBULLAKOSEN ME LIMËN E BUTË 
ME MAJË TË RRUMBULLAKËT.
Limë për thonjtë e bebeve
Limë për thonjtë e bebeve

Konkluzion

Ju mund të zgjidhni sipas dëshirës gërshërët ose prerësen.

Ne ju sugjerojmë që në muajt e parë të përdorni gërshërët dhe sapo thonjtë të fillojnë të forcohen mund të përdorni prerësen.

Seti Baby Care Kit përmban gërshërë të rrumbullakta, prerëse thonjsh, limë, furçë flokësh, krëhër, aspirator nazal, krruajtëse dhëmbësh, dritë Led për kanalin e veshit, pipetë e milimetruar etj.


Set për prerjen e thonjve tek bebet
Set Baby Care Kit

Comments


bottom of page